AS: Marcelo rikthehet në Brazil pasi të largohet nga Real Madrid

8:59 | 24 Nentor 2021

Mbrojtësi Marcelo është shumë pranë largimit nga Real Madrid, ku kaloi më shumë se një dekadë.

33-vjeçarit i skadon kontratë në verë dhe të gjithë sinjalet tregojnë se “Los Blancos” nuk do t’ia rinovojnë kontratën, transmeton lajmi.net.

Si rezultat, ka spekulime shumë për të ardhmen dhe AS raporton se Marcelo do largohet dhe të rikthehet në Brazil.

Tutje, në artikull shkruhet që edhe dy klubet braziliane, Fluminese dhe Botafogo janë në garë dhe do bëjnë gjithçka për të sjellë në skuadër Marcelon.

Marcelo për Realin ka zhvilluar 532 ndeshje, duke tejkaluar idhullin Roberto Carlos me 527 dhe duke u bërë futbollisti i dytë në histori me më së shumti ndeshje, prapa vetëm Benzemas që ka 574./Lajmi.net/