Artisti që i bën posterët e filmave më kreativ (Foto)

Të gjithë kemi filma favorit. Shanset se ju keni një poster të një filmi në dhomë janë të mëdha gjithashtu. Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mend që të bëni diçka kreative me to? Dikujt po!

Fun

18/11/2014 18:39

Jaemy Choong, një dizajner nga Malejzia, morri disa pamje kreative me poster të disa prej filmave më të suksesshëm përgjatë viteve, duke i vendosur ato përpara personave dhe duke e bashkuar kështu realitetin me posterët.

Ai në mënyrë perfekte i kombinoi posterët e vegjël të filmave me botën reale, transmeton Lajmi.net. Rezultatet e këtyre krijimeve janë argëtuese.

Rrëshqisni poshtë për t’i parë këto krijime kreative me posterë.