Artisti krijon vepra arti në dëborë

Nuk ka asnjë dyshim për mjeshtërinë në veprat e tij të artit. Por kryevepra e Simon Beck nuk është me penel apo këmbalece.

Fun

04/12/2014 09:52

 Në vend të kanavaces, 56-vjeçari ka krijuar me këpucët e tij të skive tekstura të mrekullueshme në dëborën e Alpeve.

Artisti ka kaluar dekadën e fundit nëpër vargmale ku ka krijuar veprat e tij spektakolare, që kanë përmasat e një fushe futbolli. Pasi të ketë përfunduar këto punimet e tij, Bek do të publikojë një album me të gjitha veprat. Shihni fotot!