Artistët shqiptarë favorizojnë Zvicrën si fituese të Kampionatit Botëror

Më datë 14 të muajit Qershor nisi Kampionati Botëror 'Rusia 2018'.

ShowBiz

28/06/2018 13:59

Ndeshja e parë ishte ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite e cila u mbajt në Rusi dhe vendasit shënuan fitore me rezultat 5:0, shkruan lajmi.net

Çdo Kampionat, edhe ky i sivjetmi ngjalli interesim të madh të publikut, simpatizantëve të futbollit, sidomos gjatë përballjes Serbi – Zvicër ku kjo e fundit arriti të fitoj ndeshjen me rezultat 2:1, gola të cilat i dhanë dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kjo fitore ishte shumë e madhe për të gjithë shqiptarët, mirëpo kështu nuk ndodhi për të gjithë.

Simboli i shqiponjës i bërë pas golave të shënuara nga dy lojtarët shqiptar i ka gëzuar ata që frymojnë shqip, mirëpo ky veprim u kritikua mjaft shumë nga serbët dhe vetë Fifa, duke u cilësuar si veprim politik. Madje, dy futbollistët shqiptarë dhe ai zviceran Stefan Lichtsteiner janë dënuar nga FIFA me plot 25 mijë franga dhe për fatin e tyre te mirë nuk u dënuan me mospjesëmarrje në lojë të tjera. Në përkrahje të futbollistëve, Rilind Reka krijoi kampanjën online për të mbledhur para për të paguar gjobën për futbollistët nga Kosova, por edhe për kapitenin e helvetikëve, Stephan Lichtsteiner dhe brenda 24 misioni u krye me sukses.

Fitorja e Zvicrës kundrejt Serbisë poashtu Costa Rices, dhe loja e tyre ‘ferplay’ është edhe arsyeja se përse kjo përfaqësuese është favorite për tu bërë fituese e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ dhe vlen të ritheksohet se ishin tre shqiptarët Xhaka, Shaqiri edhe Xhemajli ata të cilët i shënuan këto fitore kësaj kombëtareje.

Kështu mendojnë edhe disa prej artistëve shqiptarë të cilët e shohin Zvicrën si fituese të Kampionatit, për arsyet e lartëpërmendura dhe për faktin se brenda kësaj përfaqësuese kemi shqiptarët talentë futbolli.

Lajmi.net ka kontaktuar disa prej artistëve tanë të njohur dhe në vazhdim ju sjellim parashikimet e tyre për fituesin e Kapionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Një numër i madh i tyre e shohin Zvicrën si fituese padiskutim, mirëpo ka të atillë që në triumfin e këtij Kampionati nuk i shohin zviceranët ani pse do të donin që të ishin atje. Është edhe Kroacia njëra ndër favoritet të cilën shumica e artistëve tanë e shohin në finale.

Këto janë parashikimet e 24 artistëve shqiptar të cilët për Lajmi.net kanë zbuluar skuadrën që ata mendojnë se do ta rrëmbej Kupën e Botërorit:

1.Gili / Zvicra – Kroacia

2. Meda /Zvircra

3.Alban Mehmeti /Zvicra

4. Shyhrete Behluli /Zvicra

5. Engji / Zvicra

6. Adelina Thaçi / Zvicra

7. Big Mama / Zvicra

8. Dafina Dauti / Zvicra

9. Ramadan Krasniqi – Dani / Belgjika

10. Edi Kastati / Brazili (edhe pse jam për Zvicrën)

11.Asim Gashi/ Kroacia

12.Jeton Zogiani / Kroacia

14. Lindon Berisha / Kroacia (mirëpo e pëlqen Francën)

15.Miloti Etnon/ ekipe favorite për ta fituar këtë kampinat i sheh: Brazilin, Francen, Spanjen, mirëpo do të donte që të fitonte Kroacia ose Zvicra.

16. Besart Halimi/ Argjentina

17.Ard Islami / Franca

18.Rina Balaj/ Portugalia

19. Kida / Brazili

20. Fero/ Brazili

21.Arta Bajrami/ Zvicra ( edhe pse sipas saj janë të fortë: Kroacia, Uruguay dhe Bazili, mirëpo thotë se pasi që Serbia shkoj në shtëpi kushdo që fiton nuk ka problem).

22.Gent Fatali / Zvicra

23. Adelina Emini/ Zvicra – Kroacia

24. Fifi /Zvicra

Kampioni aktual Gjermania, ishte befasia e këtij Kampionati e cila është eliminuar në fazën e grupeve pas humbjes me rezultat 2:0 nga Koreja e Jugut.

Kujtojmë se: Përfaqëseusja zvecerane në 1/8 e finales do të përballet me Suedinë dhe Kroacia si një tjetër favorit nga artistët shqiptar do të përballet me Danimarkën.

Më 15 Korrik është finalja e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ ku do të performoj si zëri i botërorit edhe këngëtarja kosovare Era Istrefi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Kënga ‘Live it up’ në Yotube ka arritur të klikohet 60 milionë herë./Lajmi.net/

YouTube player

A.A