Artikulli anti-UÇK, Basha kërkon falje: Isha i pavëmendshëm asokohe punoja e studioja “full time”, s’e kam lexuar kurrë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar falje në lidhje me artikullin kundër UÇK-së, duke thënë se ka qenë i pavëmendshëm pasi siç u shpreh ai nuk e ka lexuar kurrë dhe nuk ka qenë në dijeni se i njëjti do të publikohej si bashkautorësi me dikë tjetër. “ E dini se kam…

Lajme

01/09/2025 14:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar falje në lidhje me artikullin kundër UÇK-së, duke thënë se ka qenë i pavëmendshëm pasi siç u shpreh ai nuk e ka lexuar kurrë dhe nuk ka qenë në dijeni se i njëjti do të publikohej si bashkautorësi me dikë tjetër.

“ E dini se kam bërë një deklaratë ku kam tregu e ka ndodhur në vitin 2012 sa ishte student e autorja ka lëshu dhe komunikatë ku thotë se s’mbajë asnjë përgjegjës të vetme për asnjë fjalë të vetme përpos kapitullit 3 ku a qenë fusha që kam studiu dhe jam ekspert i çështjes. Pra e mbuloj vetëm këtë fushë, s’kam bërë punime shkencore për ndonjë fushë tjetër. Më është kërku një kapitull për fushën që kam hulumtime dhe e kam dorëzu me bindjen se ka me u publiku si kapitull i veçantë. Bindja jem ka qenë se ka me dal një kapitull i veçantë vetëm për atë fushë e jo se do të dalë bashkëshortësi. Në asnjë moment kurrë s’kisha pranu me qenë bashkautor me një punim shkencor ku flitet ashtu për UÇK-në. Unë nga viti 2008 publikoj opinione. Në asnjë moment nuk e kam dit se do të publikohet si bashkautorësi. Kurrë në jetë s’e kam lexu artikullin hera e parë që është publiku e është dalë artikull komplet bashkë me autoren tjetër”, tha Basha

Ai theksoi se pajtohet se do të duhej të kishte qenë më i kujdesshëm.

“Sikur ta kisha lexu kisha reagu e jo me lënë 13 vjet. E po pajtohem mund të thuhet se kam qenë i pakujdesshëm e i pavëmendshëm. Atë kohë kam punu full time e kam ndjek studimet e asnjëherë s’e kam parë artikullin që është dalë ashtu. Askund në asnjë moment s’përmendet UÇK-ja. Pajtohem dhe kërkoj falje për pakujdesin time. Edhe kërkoj falje e pajtohem se duhet me u pranu se kam qenë i pakujdesshëm i pavëmendshëm. Kam dërguar email e kam treguar se vetë autorja tregon se kam përgjegjësi veç për artikullin 3 e le të tërhiqet edhe kapitulli edhe emri im nga punimi. Unë ‘skam të bëjë me pjesën tjetër asgjë këtë e pranon edhe vetautorja e kam dërgu emailin ku kërkoj që të hiqet. Besoj se ka me mbet e fundit. Kërkoj falje për pavëmendjen time, por asnjëherë s’guxon askush me vu në dilemë atdhetarizmin tim e punën që kam për vendin e institucioneve”, shtoi Basha./Lajmi.net/