Arti shqiptar në zi: Ndërron jetë aktorja e njohur

21:05 | 27 Tetor 2019

Ilustrim

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktorja e njohur shqiptare.

Aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

Ajo vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën e humbi në moshë të re.

Ajo ka luajtur shumë filma ku rolet më të spikatura kanë qenë:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani

Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja

Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali

Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza

Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana

Të shoh në sy (1986)… bashkëshortja e z. Mina

Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela

Flutura në kabinën time (1988)… Keti

Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959./TCh