Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Andon Qesari

Në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar.

ShowBiz

13/02/2021 14:14

Aktori dhe regjisori i njohur, Andon Qesari ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së shtunë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e bëri të ditur djali i tij, Edon Qesari, përmes një postimi në Facebook, ku tregon se ai vdiq pas një sëmundje të gjatë, e cila e rëndoi dhe e sfiliti shumë vitin e fundit.

“Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë..”, shkruan ai.

Qesari njihet për një numër të madh rolesh gjatë karrierës së tij në kinematografinë shqiptare.

Ai njihet për rolin e Besnikut në “Shënomëni dhe mua”, Feni te “Furnalta”, Vurmi në “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu tek “Epoka para gjyqit”, Aleksi te “Doktori pacient”, Luixhi në “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili në “Monserati”, Kryetari te “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj.

Andon Qesari ishte i suksesshëm edhe si regjisor, ndërsa është nderuar me titullin “Artist i merituar”. /Lajmi.net/