Arti i gdhendjes në kafka të njeriut |FOTO GALERI|

Dizajneri nga Britania e Madhe, Billy Bogiatzoglou i njohur edhe si Billelis, është kreatori i kësaj serie të jashtëzakonshme të këtyre dizajneve të cilën e ka titulluar 'Shpresoj ju pëlqejnë kafkat' ku ai ka dizajnuar 50 kafka të njerzve, secila e gdhendur në forma gjeometrike të inspiruara nga kulturat antike. /lajmi.net

Fun

07/08/2015 11:50

“Gjithçka ka filluar si një seri e dizajneve personale, e fillova si një eksperiment por përfundoi duke mu bërë pjesë e jetës time” thotë Billy. Ai në këto dizajne ka përdorur elemente nga format e gdhendjes së Aztekëve, Romakëve, Grekëve e Keltëve – por gjithashtu ai kësaj serie i ka bashkangjitur edhe disa dizajne të inspiruare nga karaktere fiktive të njohura si ‘pushtuesit e universit’. /lajmi.net