Arthur pranë kalimit te Arsenal, marrëveshja shumë afër

Juventus dhe Arsenal janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për mesfushorin Arthur Melo.

Sport

20/01/2022 08:49

Braziliani është i hapur për kalimin te “Topçinjtë”, derisa dy klubet kanë pasur takim dje për të diskutuar huazimin e mundshëm, përcjellë lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se pas takimit të bërë mes agjentit të lojtarit dhe Arsenalit, Juventus ka kërkuar huazim për 18 muaj me opsion blerje për ta lejuar lojtarin të largohet.

Ndërkohë, Arsenal është i interesuar vetëm për huazimin deri në fundin e sezonit. Arthur vazhdon të jetë i hapur për kalimin në Premierligë, por deri me tani ende asgjë nuk është finalizuar.

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit brazilian./Lajmi.net/