Arteta shpallet trajneri i muajit për herë të tretë këtë sezon

Mikel Arteta e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë në Premier Ligë për muajin janar, duke e fituar kështu plot tre herë këtë sezon. Arteta ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit për muajt nëntor dhe dhjetor, dhe tani e fiton përsëri çmimin pas një muaji fantastik të “Topçinjëve”, transmeton lajmi.net. Ai…

Sport

03/02/2023 17:24

Mikel Arteta e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë në Premier Ligë për muajin janar, duke e fituar kështu plot tre herë këtë sezon.

Arteta ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit për muajt nëntor dhe dhjetor, dhe tani e fiton përsëri çmimin pas një muaji fantastik të “Topçinjëve”, transmeton lajmi.net.

Ai mposhti kolegët e tij si Steve Cooper (Nottingham Forest), Roberto De Zerbi (Brighton), Unai Emery (Aston Villa) dhe Thomas Frank (Brentford).

Arsenali arkëtoi shtatë pikë nga tre ndeshje kur po e vazhdojnë aventurën drejt titullit të parë të Premier Ligës që nga sezoni 2003/04.

Pas një barazimi pa gola me Newcastle në shtëpi, Arsenali e mposhti Tottenhami si mysafirë për herë të parë që nga viti 2014, para se ta përmbyste rezultatin në 3:2 dhe të fitonte ndaj Manchester United.

Ky është çmimi i tretë i trajnerit më të mirë të muajit për Artetan që nga fillimi i sezonit 2022/23, ku e kishte fituar këtë edhe në muajin gusht./Lajmi.net/