Arteta për merkaton e janarit: Kemi nevojë për një nivel tjetër të lojtarit

Skuadra londineze, Arsenal do jenë aktiv në afatin kalimtar të dimrit. Afati i janarit pritet të jetë aktiv për liderin aktual të Premier Ligë, Arsenal. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i ekipit, Mikel Arteta, duke thënë se kanë nevojë për një nivel tjetër të lojtarit. “Me pozicionin në të cilin jemi tani, kërkon edhe…

Sport

03/11/2022 23:21

Skuadra londineze, Arsenal do jenë aktiv në afatin kalimtar të dimrit.

Afati i janarit pritet të jetë aktiv për liderin aktual të Premier Ligë, Arsenal.

Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i ekipit, Mikel Arteta, duke thënë se kanë nevojë për një nivel tjetër të lojtarit.

“Me pozicionin në të cilin jemi tani, kërkon edhe një nivel tjetër lojtari.

Ai lojtar duhet të jetë i disponueshëm. Ne do të shikojmë gjithçka dhe le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh spanjolli.

Kujtojmë që ‘Topçinjtë’ po kalojnë në një formë fenomenale këtë edicion, duke qenë lider në ligen angleze dhe kanë kaluar tutje në Evropa Ligë./Lajmi.net/