Arteta për Martin Odegaard: Ai ishte sërish i mrekullueshëm sot, në çdo aspekt të lojës
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i lumtur me paraqitjet e Martin Odegaard ndaj Leicester City.
Sport
Pas fitores së Arsenalit ndaj Leicester City 2:0, Martin Odegaard realizoi një nga performancat më të mira këtë sezon.
Ai krijoi gjashtë raste për gol, pesë prej të cilave erdhën në pjesë e parë të takimit, transmeton lajmi.net.
Lojtari i fundit i Arsenalit i cili kishte krijuar gjashtë raste për gol në një ndeshje, ishte Mesut Ozil ndaj Evertonit në tetor të vitit 2017.
Ndeshjen e norvegjezit e lavdëroi edhe Arteta, sipas tij ai ishte i mrekullueshëm në çdo aspekt.
“Ai ishte sërish i mrekullueshëm sot, në çdo aspekt të lojës. Ai e kupton dhe e menaxhon lojën shumë mirë”, ishin fjalët e trajnerit.
Odegaard në 24 paraqitje këtë sezon ka shënuar pesë gola./Lajmi.net/