Arteta për Bellerinin: Ka mundësi të rikthehet

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka folur në lidhje me Hector Bellerini.

Sport

29/04/2022 22:10

Bellerini është i huazuar nga Arsenal te Real Betisi që nga gushti i vitit 2021 dhe ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Ekipi spanjoll nuk e ka mundësinë e blerjes së lojtarit, andaj ai mund të rikthehet në ‘Emirates’ pas përfundimit të këtij stinori.

Në lidhje me këtë ka komentuar edhe vet trajneri i cili ka thënë se spanjolli mund të rikthehet.

Çdo lojtar me detyrim kontraktual me ne, në të dyja kuptimet është lojtari ynë dhe konsiderohet lojtari ynë, kështu që kjo mundësi ekziston që ai të kthehet dhe ne do të shohim se si ai mund të përshtatet në ekipin tonë”, tha Arteta përcjell lajmi.net.

Me Real Betisin Bellerin ka 31 paraqitje që nga transferimi i tij ku ka dhuruar pesë asistime./Lajmi.net/