Arteta paralajmëron përforcime në janar: Skuadra akoma e mangët
Arsenal u eliminua mbrëmë nga garat e EFL Cup dhe kjo ka bërë që Mikel Arteta të kujtohet për nevojën për përforcime. Skuadra e Arsenal u mposht ndaj Brighton, për t’u përshëndetur me garat e EFL Cup. Pas ndeshjes, trajneri i ‘Gunners’ ka thënë se do të shqyrtojnë të gjitha opsionet në merkaton e janarit,…

Sport
Arsenal u eliminua mbrëmë nga garat e EFL Cup dhe kjo ka bërë që Mikel Arteta të kujtohet për nevojën për përforcime.
Skuadra e Arsenal u mposht ndaj Brighton, për t’u përshëndetur me garat e EFL Cup.
Pas ndeshjes, trajneri i ‘Gunners’ ka thënë se do të shqyrtojnë të gjitha opsionet në merkaton e janarit, pasi skuadra është akoma e mangët.
“E kam thënë që nga dita e parë që kemi skuadër të mangët. Është kjo që kemi. Nëse të gjithë janë gati dhe askush s’është i lënduar, ne jemi në rregull, por momentet janë aty, e dimë si është. S’është asgjë e re. Mendoj se e kam thënë qysh ditën e parë pas merkatos”, ka thënë Arteta, përcjell lajmi.net.
“Do të diskutojmë të gjitha mundësitë kur merkatoja e janarit të hapet. Ka disa alternativa të hapura”, shtoi ai.
Arsenal vazhdon të jetë skuadër lidere e Premier League, por i duhet më shumë për të garuar në të gjithë frontet. /Lajmi.net/