Arteta deklarohet për situatën me Ozil, ka një përgjigje befasuese
Menaxheri i Asenal, Mikel Arteta, ka folur për mesushorin Mesut Ozil, për të cilin është raportuar se ka arritur marrëveshje me klubin turk, Fenerbahce.
Sport
Menaxheri i Asenal, Mikel Arteta, është prononcuar për situatën ndërmjet Mesut Ozil dhe klubit, ai duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit dha një përgjigje interesante. Spanjolli deklaroi se gjithçka do zgjidhet ditët e ardhshme, por turku mund të qëndrojë në “Emirates”, transmeton lajmi.net.
“Nuk e di çka do të ndodhë me Mesut, ai është i lirë të negociojë me klube tjera. Do ta shikojmë situatën dhe do të vendosim çka është më mirë për të dy palët, pra për klubin dhe për të”, tha ai.
Ndërsa gazetari e pyeti se a do të bënte të njejtën gjë po të ishte në “këpucët e tij”, ndërsa 38 vjeçari u përgjigj se po, sepse arsyeja pse luajmë futboll është për të luajtur ndeshje.
“Natyrisht, ne e zgjodhëm këtë profesion për të luajtur, kur nuk luan është e vështirë”, tha strategu spanjoll.
Më pas u pyet edhe për mundësinë e qëndrimit të turkut, por Arteta dha një përgjigje interesante dhe faktikisht i bëri gjërat më konfuze.
“Unë po them se do të vendosim ditët e ardhshme, nëse diçka bëhet deri në fund të muajit mirë. Çka është mirë për Mesut, është mirë për skuadrën, në qoftë se lëviz apo edhe në qoftë se qëndron këtu”, përfundoi Mikel Arteta./Lajmi.net/
? An update on Mesut Ozil pic.twitter.com/cJOc3OjNEc
— Goal (@goal) January 7, 2021