Arteta: Do të bëjmë tifo për Norwichin

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka folur përpara ndeshjes së fundit në Premier Ligë.

Sport

20/05/2022 22:16

Arsenali po kalonte në një formë mjaft të mirë këtë sezon. Ata fillimisht ishin pranë të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Por, dy humbjet radhazi nga Tottenham dhe Newcastle ndikuan që ata të mbesin jashtë Top4 në tabelën e ligës angleze.

Kështu në ndeshjen e tyre të fundit ndaj Everton, ‘Topçinjëve’ u duhen tri pikë, dhe më pas të shpresojnë për humbjen e ‘Spurs’ ndaj Norwich.

E përpara kësaj ndeshje ka folur trajneri i Arsenal, duke thënë se takimi në mes Everton dhe Crystal Palace e inkurajon se gjithçka mund të ndodhë në Premier Ligë.

“[Ndeshja e Evertonit] më inkurajon më shumë për atë që mund të ndodhë në ditën e fundit në Norwich. Kjo ndodh vetëm në këtë ligë, është ajo që e bën këtë ligë kaq të pabesueshme. Në shumë vende të tjera, nuk ka asgjë për të luajtur për ju. shikoni shfaqje si kjo [nga Crystal Palace] – kjo na bën të shpresojmë se diçka mund të ndodhë”, ishin fjalët e spanjollit, përcjell lajmi.net.

Arteta tutje tha se shpreson të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve dhe se do të bëjnë tifo për Norwichin.

“Ne jemi kthyer në Evropë, nuk e dimë se ku, shpresojmë se do të jetë në Ligën e Kampionëve – do të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe do të bëjmë tifo për Norwich”.

Arsenal do të pres në ‘Emirates’ Evertonin të dielën, në orën 17:00./Lajmi.net/