Artan Hoxha flet për sulmin terrorist para 6 viteve në Bularat, e krahason me atë në Banjskë

Eksperti i sigurisë si dhe gazetari i njohur, Artan Hoxha e ka rikthyer në vëmendje rastin e Bularatit në jug të Shqipërisë që ndodhi 6 vite më parë. Hoxha dha detaje në lidhje me këtë sulm, duke përmendur edhe emra. Po ashtu Hoxha e krahasoi atë me rastin e ndodhur të sulmit në Banjskë të…

Lajme

28/10/2024 15:44

Eksperti i sigurisë si dhe gazetari i njohur, Artan Hoxha e ka rikthyer në vëmendje rastin e Bularatit në jug të Shqipërisë që ndodhi 6 vite më parë.

Hoxha dha detaje në lidhje me këtë sulm, duke përmendur edhe emra.

Po ashtu Hoxha e krahasoi atë me rastin e ndodhur të sulmit në Banjskë të veriu të të Mitrovicës, sulm terrorist i organizuar nga Milan Radojiciq.

Postimi i plotë:

“Gjashte vite nga sulmi terrorist ne Bularat

Keto te shtena kallashnikovi nuk jane ne Banjske, ku komandot serbe te Milan Radoiçiçit, te armatosur deri ne dhemb, sulmuan patrullen e policise se Kosoves, per te nisur “bashkimin” e veriut te Kosoves me Serbine…

Keto te shtena jane ne qender te fshatit Bularat, ku nje terrorist tjeter, ultrashovinist grek, Konstandin Kacifas, i armatosur me kallashnikov te modifikuar, me optike ruse dhe fishek blindshpues, diten e festes kombetare te Greqise, hapi zjarr mbi patrullen e policise shqiptare, per te nisur “bashkimin” e jugut te Shqiperise(Vorioepirit) me Greqine…
Shqiptare mos harroni.
Qendroni vigjilent!!!!

Agresioni na erdhi njelloj.

Vetem i ndryshonte flamuri.

Kishte te njejtin qellim,

te coptonte troje te KOMBIT SHQIPTAR…

Besoj nuk e keni harruar “kryepatriotin” Berisha, si akuzonte policine shqiptare 6 vite me pare, pse iu pergjigj me zjarr, sulmit te terroristit shovinist grek, Kacifas?!
Me te njejtin pathos vazhdon te mbroje sot, nje tjeter “terrorist vorioepiriot”, te cilin pasi i kandidoi dhe e mbeshteti si kandidat te opozites ne Himare, tashme e paraqet si “martir” te helenizmit ne Shqiperi.

Per fat te mire ate dite, me 28 tetor 2018, nuk patem nje “Deshmor” tjeter, si “Heroi i Kombit”, Afrim Bunjaku ne Banjske…

Ndersa kryeministri ne detyre, Edi Rama, fiks nje vit me pare inauguroi bustin e ish-kryeministrit grek Konstandinos Micotaqis, babait te kryeministrit te sotem Qirjakos Micotaqis.
Si ne veri te Kosoves, ashtu dhe ne jug te Shqiperise,
agresoret erdhen njesoj te veshur, qofte si komando serb, qofte si komando grek.

Erdhen njelloj te armatosur, me arme te importuara apo modifikuara nga Serbia dhe Greqia.

Sulmuan po njelloj si policine e Kosoves ashtu dhe policine e Shqiperise…

dhe si “shperblim”, moren ate qe merituan….

Ne video: Konstandin Kacifas, me veshje komando te ushtrise greke, qellon me plumba blindshpues mbi patrullen e policise shqiptare ne qender te fshatit Bularat, duke pretenduar te niste luften per clirimin e Vorioepirit nga Shqiperia” shkruan Artan Hoxha në Facebook./Lajmi.net/