Artan Demolli caktohet U.D i Sekretarit të MINTI-t, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e ka emëruar Artan Demollin, si ushtrues të detyrës në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie. Sipas njoftimit, vendimi është nënshkruar nga ministrja Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. “Sipas vendimit  Artan Demolli do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm në…

Lajme

07/04/2026 17:36

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e ka emëruar Artan Demollin, si ushtrues të detyrës në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie.

Sipas njoftimit, vendimi është nënshkruar nga ministrja Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

“Sipas vendimit  Artan Demolli do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar për vazhdimin e funksionimit institucional dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të mandatit të saj”, ka njoftuar MINT. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: