Arsyet pse duhet të pini ujë me limon çdo ditë

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror, këtu janë disa prej arsyeve pse duhet të pini ujë me limon çdo ditë.

Lifestyle

07/07/2015 10:14

1. Pastron lëkurën
Një nga shumë arsyet bindëse për të pirë ujë me limon për shumicën prej nesh është se mund të na ndihmojë që të kemi një lëkurë më të pastër. Uji në vetvete mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga fytyra për ta mbajtur lëkurën të pastër, por vitamina C që gjendet në limon ndihmon që toksina të pastrohet nga gjaku ynë dhe bën që të kemi një lëkurë edhe më të bukur dhe pa rrudha.

2. Forcon sistemin imun
Një tjetër përfitim i mirë nga uji me limon është se ndihmon në forcimin e sistemit tonë imunitar. Kaliumi në lëngun e limonit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut, stimulon funksionin e trurit dhe nervave, dhe vitamina C ndihmon që të luftohen ftohjet dhe gripi. Nëse jeni tashmë të ftohur ose me grip, pini ujë të ngrohtë me limon dhe me pak mjaltë, do të shëroheni shpejtë, transmeton Lajmi.net.

3. Ndihmon në humbje të peshës
Përveç se ndihmon lëkurën tonë dhe forcon sistemin imun, uji me limon gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës. Duke pirë ujë me limon ju nxitni metabolizmin tuaj, për të luftuar peshën e tepërt dhe për të frenuar urinë. Këto janë me të vërtetë përfitime të fuqishme nga kjo pije e thjeshtë të cilën mund ta kemi në çdo kohë.

4. Freskon frymëmarrjen
Ne e dimë tashmë se uji me limon ka një bollëk përfitimesh, dhe një tjetër përfitim është se ndihmon në freskimin e frymëmarrjes. Ky është me të vërtetë efektiv për ato kohë kur dëshironi të freskoni frymëmarrjen tuaj, pas disa pijeve, ushqimi apo pasi të pini duhan. Të gjitha këto gjëra mund të thajnë gojën tuaj, që mund të çojë në frymëmarrje të pakëndshme. Kështu që, lageni gojën me ujë me limon!