Arsyet pse duhet të fillojmë përdorimin e Magneziumit që sot

Magneziumi është një mineral esencial për të qëndruar të shëndetshëm, teksa ai është i nevojshëm për më shumë se 300 reaksione biokimike në trupin tonë.

Lifestyle

30/03/2014 14:53

Magneziumi është mineral i cili mund të merret në shumë mënyra. Arrat, drithërat dhe ushqimet e gjelbërta janë burime të mira të tij.

Magneziumi parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Njëri nga përfitimet më të mëdha të magneziumit është se ai lidhet me rrezik më të vogël që njeriu të ketë sëmundje kardiovaskulare. Shkencëtarët kanë zbuluar se magneziumi ul rrezikun për të pësuar sulm në zemër. Ai gjithashtu ul rrezikun për rrahje jonormale të zemrës.

Magneziumi rregullon tensionin e gjakut (Hipertensioni)

Magneziumi luan rol kryesor për të rregulluar tensionin e gjakut në mënyrë natyrale. Një dietë me fruta dhe perime, që janë burime të mira të magneziumit dhe potasiumit, mund të rregullojnë tensionin e gjakut.

Magneziumi mjekon diebatin

Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë mungesë të magneziumit kanë rrezik për të krijuar diabetin tip-2 dhe diabetin e retinopati të rëndë. Magneziumi aktivizon insulinën, duke kontrolluar kështu nivelin e glukozës në gjak.

Magneziumi trajton insomninë dhe depresionin

Përpos shumë shërimeve, magneziumi është lidhur edhe me shërimin ndaj sëmundjeve të rënda psiçike si simptomat e depresionit apo insomnisë. Ai gjithashtu lidhet me shërim të disa formave psikiatrike si panikun, stresin, ankthin.