Arsyeja pse Interi humbi garën për Tonalin

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka zbuluar se Nerazzurët ‘aktualisht nuk janë në gjendje të investojnë’ në Sandro Tonali, i cili duket i vendosur për një lëvizje te rivalët e tyre Milan.

Sport

02/09/2020 09:54

Raportet në Itali pretenduan se Tonali ishte i lidhur për javë të tëra me Interin, por Milani që atëherë ka tejkaluar ata dhe megjithëse lojtari italian është i destinuar ta vesh fanellën e Rossonerëve.

Ausilio pretendoi që Inter kurrë nuk ka hyrë në bisedime me Brescian eMassimo Cellino dhe nuk ka mundësi të nënshkruajë me të riun tani.

“Gjëra të pasakta janë thënë. Nuk mund të thuhet se ne e kishim lojtarin në duar, madje pa filluar negociatat me klubin”, tha Ausilio për Sky Sport Italia.

“Ne gjithmonë e kemi admiruar Tonalin, por Interi aktualisht nuk është në gjendje të bëjë një investim të këtij lloji”. /Lajmi.net/