Arsenalit iu ofrohet mundësia e nënshkrimit me Umtitin
Arsenali ka mundësi të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Sport
Sipas asaj që bën të ditur Daily Star, kjo marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt, nëse skuadra londineze ka interesim për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Umtiti pati probleme të gjata me lëndime sezonin e fundit dhe, për rrjedhojë, nuk arriti ta vë në pah më të mirën nga vetja e tij, transmeton lajmi.net.
Ndonëse “topçinjtë” nuk u përfolën për ndonjë interesim të theksuar në drejtim të ndonjë mbrojtësi qendror, një lëvizje e Umtitit në “Emirates Stadium” nuk mund të përjashtohet.
Vlen të ceket se këtu mund të ndërhyjë edhe Alexandre Lacazette i cili është miku i ngushtë i mbrojtësit. /Lajmi.net/