Arsenali vazhdon marshimin drejt titullit, fiton edhe derbin londinez ndaj Chelsea

Arsenal fiton edhe ndaj Chelsea. Skuadra e Mikel Artetës ka marrë një fitore minimale 1:0, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Chelsea. Derbi londinez në 45 minutat e para solli gola. Të dy skuadrat gjatë pjesës së parë janë munduar të zhbllokojnë sfidën. Raste krijuan, por jo edhe gjuajtje drejt portave të kundërshtarëve. Edhe…

Sport

06/11/2022 14:54

Arsenal fiton edhe ndaj Chelsea.

Skuadra e Mikel Artetës ka marrë një fitore minimale 1:0, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Chelsea.

Derbi londinez në 45 minutat e para solli gola.

Të dy skuadrat gjatë pjesës së parë janë munduar të zhbllokojnë sfidën.

Raste krijuan, por jo edhe gjuajtje drejt portave të kundërshtarëve.

Edhe pjesa e dytë ishte intensive, vetëm goli ishte ai që mungonte.

Iniciativën më shumë edhe në këtë pjesë e kishin Arsenal.

Po rridhte minuta e 63` kur pas një harkimi në zonë, shënoi Gabriel Magalhaes.

Pas golit të mysafirëve ndeshje u ndez edhe më shumë.

Chelsea po kërkonte të barazonte rezultatin dhe krijuan disa raste shënimi.

Por, të vëmendshëm ishin mbrojtja e liderit aktual të Premier Ligës, Arsenal.

Me këtë fitore Arsenal merr sërish kreun me 34 pikë, kurse Chelsea ka 21 gjithsej në vendin e shtatë./Lajmi.net/