Arsenali s’ka të ndalur

Arsenali do të jetë lider i Premierligës edhe pas përfundimit të xhiros së nëntë. Gjiganti londinez fitoi në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0, edhe pse zhvilloi një pjesë të gjatë të takimit me një futbollist më pak. Mikel Arteta i kaloi mysafirët në epërsi duke realizuar nga penalltia pak pas fillimit të pjesës…

Sport

26/10/2013 14:39

Arsenali do të jetë lider i Premierligës edhe pas përfundimit të xhiros së nëntë. Gjiganti londinez fitoi në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-0, edhe pse zhvilloi një pjesë të gjatë të takimit me një futbollist më pak.

Mikel Arteta i kaloi mysafirët në epërsi duke realizuar nga penalltia pak pas fillimit të pjesës së dytë. Mirëpo, në minutën e 65-të, mesfushori spanjoll u ndëshkua me karton të kuq pasi si lojtari i fundit e ndali një futbollist të Crystal Palace, i cili ishte duke shkuar drejt portës së Arsenalit.

Mirëpo, pavarësisht disavantazhit numerik, futbollistët e menaxherit Arsene Wenger i rezistuan kundërshtarit, të cilët qëlluan shtyllën me një goditje nga distanca nga Joel Ward, kurse Mile Jedinak e detyroi portierin Wojciech Szszesny të bëjë një pritje të mrekullueshme.

Tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt,Olivier Giroud shënoi me kokë për fitoren e Arsenalit, që do t’i mbajë ata në krye të tabelës, pavarësisht se çka ndodh në ndeshjet e rivalëve si Chelsea dhe Liverpool.