Arsenali sfidon Real Madridin për Viniciusin
Arsenali është futur fuqishëm në garë për transferimin e Vinicius Juniorit, duke i bërë të ditur sulmuesit brazilian se është i gatshëm të tejkalojë ofertën e kontratës së Real Madridit. Sipas mediave braziliane, trajneri Mikel Arteta e ka vendosur 26-vjeçarin si objektivin kryesor për të përforcuar repartin ofensiv, ndërsa klubi londinez synon të përfitojë nga…
Sport
Arsenali është futur fuqishëm në garë për transferimin e Vinicius Juniorit, duke i bërë të ditur sulmuesit brazilian se është i gatshëm të tejkalojë ofertën e kontratës së Real Madridit.
Sipas mediave braziliane, trajneri Mikel Arteta e ka vendosur 26-vjeçarin si objektivin kryesor për të përforcuar repartin ofensiv, ndërsa klubi londinez synon të përfitojë nga negociatat e zgjatura mes lojtarit dhe Real Madridit për rinovimin e kontratës.
Raportohet se Real Madridi ka rritur ofertën e tij nga 20 në 24 milionë euro në sezon, por ende nuk i ka përmbushur kërkesat e Viniciusit, i cili kërkon gjithashtu bonus për rinovimin dhe kushte më të favorshme për të drejtat e imazhit.
Arsenali është i gatshëm të barazojë ofertën financiare të madrilenëve, por i ofron brazilianit një avantazh të rëndësishëm, duke i lejuar të mbajë 100 për qind të të drejtave të imazhit.
Megjithatë, mediumi spanjoll AS raporton se bisedimet e fundit mes përfaqësuesve të Viniciusit dhe Real Madridit kanë qenë pozitive dhe palët po i afrohen një marrëveshjeje.
Në rast se braziliani refuzon kontratën e re, Real Madridi është i gatshëm ta shesë atë gjatë kësaj vere, pasi kontrata aktuale e tij skadon verën e ardhshme dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë.