Arsenali regjistron një rekord negativ të klubit që se kishte bërë në 35 vite
Arsenali nuk arriti të nxjerrë më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj skuadrës së Brightonit, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të Premier Ligës.
Sport
Brighton po vazhdon me formën e mirë në këtë kampionat, duke qëndruar në tabelë afër skuadrave që konsiderohen pretendente për titull këtë sezon.
Arsenal në anën tjetër u ndal pas një ecurie të tri fitoreve radhazi, duke vazhduar me pasivitetin në fazën sulmuese.
Londinezët kanë shënuar vetëm pesë gola në Premier Ligë këtë sezon pas shtatë xhirove të para, gjersa kanë shënuar vetëm një gol si mysafair në katër xhiro.
“Gunners”, me vetëm pesë gola pas shtatë xhirove të para, kanë barazuar rekordin e klubit të vendosur në sezonin 1986-87, për më së paku gola të realizuara në ligë në këtë fazë pas shtatë xhirove.
5 – Arsenal have scored just five goals in their opening seven league games, their fewest at this stage of a season since 1986-87 (also five goals), in what was George Graham’s first campaign in charge of the Gunners. Lacking.
— OptaJoe (@OptaJoe) October 2, 2021
Londinezët pas pushimit ndërkombëtar, do ta zhvillojnë ndeshjen e ardhshme ndaj skuadrës së Crystal Palace më 18 tetor në Emirates. /Lajmi.net