Arsenali nuk e do Khediran

Skuadra angleze, Arsenali nuk është duke dëshiruar të sigurojë shërbimet e Khedirës, pasi Coquelin është duke kaluar në një formë fantastike me Gunners në ndeshjet e fundit.

Sport

20/01/2015 19:32

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger raportohet se nuk i dëshiron më shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khediras.

Lojtari aktual i Gunnersave, Francis Coquelin po kalon në një formë mbresëlënëse dhe është i paprekshëm në mesfushën defanzive të londinezëve, gjithnjë sipas raportit të bërë nga The Daily Star.

Përndryshe, Arsenali ka ndjekur Khedirën për një kohë të gjatë, mirëpo nuk ka arritur të transferojë mesfushorin me nënshtetësi gjermane, i cili  mund të largohet nga Reali.