Arsenali kërkon Nanin

Nani mund të transferohet në Arsenal. Menaxheri Arsene Ëenger është i interesuar për blerjen e futbollistit të Manchester Unitedit, për 11 milionë euro.

Sport

06/06/2014 14:44

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Ëenger është i interesuar për transferimin e mesfushori ofanzivë të Manchester Unitedit, Nani, ka njoftuar portali britanik Caught Offside.

Kontaktet e para mes futbollistit portugez dhe klubit londinez tashmë janë bërë dhe transferimi i tij në Old Trafford mund të kushtojë rreth 11 milionë euro.

Nani spekulohet me largim nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi ka humbur vendin në formacionin bazë. Menaxheri i ri Louis van Gaal nuk besohet se do të bllokojë largimin e Nanit nga Old Trafford.

Reprezentuesi portugez kërkohet edhe nga Juventus, mirëpo mundësia për të mbetur në Premierligë mund të shkojë në favor të Arsenalit.