Arsenali interesohet për Sandro Tonalin

Arsenali ka shfaqur interesim për mesfushorin e Milanit, Sandro Tonali. Mesfushori i “kuqezinjve” shkëlqeu në sezonin paraprak, duke qenë një prej pikave më të forta të “Rossonerëve”. Londinezët po e shohin me prioritet përforcimin e mesfushës, andaj italiani po konsiderohet i duhuri, në rast se dështon “pista” Youri Tielemans. “Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë…

Sport

09/08/2022 11:31

Arsenali ka shfaqur interesim për mesfushorin e Milanit, Sandro Tonali.

Mesfushori i “kuqezinjve” shkëlqeu në sezonin paraprak, duke qenë një prej pikave më të forta të “Rossonerëve”.

Londinezët po e shohin me prioritet përforcimin e mesfushës, andaj italiani po konsiderohet i duhuri, në rast se dështon “pista” Youri Tielemans.

“Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë hiç më pak se 55 milionë euro për lojtarin.

Gjithsesi, Milani vështirë se do të pranojë të privohet lehtazi nga mesfushori. /Lajmi.net/