Arsenali i coptuar

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se Alexis Sanchez, Aaron Ramsey e Jack Wilshere do të mungojnë në duelin kundër Middlesbrough në FA Cup.

Sport

13/02/2015 13:37

Anglia pushon nga ndeshjet e Premierligës, në orar janë ballafaqimet e vlefshme për çerekfinalen e FA Cup.

Arsenali të dielën takohet me Middlesbrough, ndërsa do të ketë shumë mungesa.

Alexis Sanchez, Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere nuk do të jetë në dispozicion të “Gunners”.

“Ramsey ka probleme me lëndimin, ndërsa Sanchez nuk është ende plotësisht i gatshëm. Wilshere është rikuperuar, por do të mungojë edhe në këtë ndeshje”, deklaroi menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger në konferencë për shtyp.

Andaj, nga minuta e parë mund të luajë përforcimi i rij, Gabriel Paulista.

“Gabriel mund të debutojë, në stërvitje ka shfaqur kualitetet e tij”, u shpreh Wenger.