Arsenali huazon 120 milionë euro nga Banka e Anglisë
Arsenali ka konfirmuar se kanë huazuar 120 milionë euro nga Banka e Anglisë.
Sport
“Topçinjtë” janë një ndër skuadrat që janë prekur shumë nga pandemia e COVID-19 dhe këtë e dëshmon kredia e marrë, përcjellë lajmi.net.
Klubi londinez konfirmoi se kanë huazuar 120 milionë euro dhe e kanë paraparë t’i rikthejnë në muajin maj të vitit 2021.
“Si rezultat, ne jemi duke marrë një kredi afatshkurtër 120 milion £ përmes këtij institucioni për të ndihmuar pjesërisht në menaxhimin e ndikimeve të humbjeve të të ardhurave që i takojnë pandemisë. Kjo është një qasje e ngjashme me atë të marrë nga një larmi e madhe e organizatave kryesore në shumë industri, përfshirë sportin, dhe është e ripagueshme në maj 2021”, shkroi klubi në komunikatë.
We can confirm that the club has met the criteria set by the Bank of England for the Covid Corporate Financing Facility (CCFF)
— Arsenal (@Arsenal) January 7, 2021
Mbetet të shihet nëse Arsenali këtë muaj do realizojë ndonjë transferim shkaku i gjendjes jo të mirë financiare./Lajmi.net/