Arsenali fantastik, fiton kundër Brighton dhe blindon vendin e parë
Ka përfunduar ndeshja në mes Brighton – Arsenal. ‘Topçinjtë’ mposhtën 4:2 Brightonin, shkruan lajmi.net. Ekipi i Mikel Artetës tregun përsëri paraqitje fantastike dhe blinduan pozitën e parë me plus shtatë nga ajo e dyta. Ata gjetën golin në minutën e dytë me yllin e skuadrës, Bukayo Saka. Pas një aksioni të bukur anglezi shënoi dhe…
Sport
Ka përfunduar ndeshja në mes Brighton – Arsenal.
‘Topçinjtë’ mposhtën 4:2 Brightonin, shkruan lajmi.net.
Ekipi i Mikel Artetës tregun përsëri paraqitje fantastike dhe blinduan pozitën e parë me plus shtatë nga ajo e dyta.
Ata gjetën golin në minutën e dytë me yllin e skuadrës, Bukayo Saka.
Pas një aksioni të bukur anglezi shënoi dhe i dha epërsinë ‘Topçinjëve’.
Brighton rrezikuan portën e Aaron Ramsdale me anë të Leandro Trossard, por nuk shënuan.
Në minutën e 39’ Martin Odegaard shënoi një supergol dhe çoi rezultatin në 2:0.
Edhe në pjesën e dytë loja ishte në anën e mysafirëve, por pësuan dy gola nga dy gabime.
Po rridhte minuta e 47’ kur Eddie Nketiah shënoi dhe çoi ndeshjen 3:0.
Në minutën e 65’ pas një gabimi në mbrojtje, Mitoma ngushtoi epërsinë e londinezëve.
Por, pas një asistimi fenomenal nga Odegaard Gabriel Martinelli shënoi një gol të bukur.
Në minutën e 77’ pas një gabimi trashanik nga William Saliba vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë.
Ishte Ervan Ferguson që shfrytëzoi gabimin e francezit dhe e vulosi rezultatin final të ndeshjes 4:2.
Brighton arritën të shënojnë edhe njëherë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.
Me fitoren e sotme, Arsenal blindon vendin e parë me 43 pikë, plus shtatë nga Man City që ndodhen në vendin e dytë.
Kurse, Brighton ndodhen në vendin e tetë, me gjithsej 24 pikë./Lajmi.net/