Arsenali dhe Chelsea ndahen në paqe

Chelsea ka marrë një barazim pa gola në udhëtim te skuadra e Arsenalit duke qenë kështu çdo herë e më afër titullit të Premier Ligës.

Sport

26/04/2015 18:54

Pjesa e parë ishte mjaft e qetë dhe me shumë pak raste për shënim. Në këtë pjesë kishte disa raste diskutabile për penallti, mirëpo gjyqtari vendosi të mos akordojë asnjë të tillë.

Pjesa e dytë ishte fotografi e së parës. Të dy skuadrat ishin mjaft stabile në mbrojtje duke mos dhënë shumë hapësira për raste.

Me këtë barazim, Chelsea është në krye të tabelës me 77 pikë, dhjetë më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë mirëpo skuadra e Mourinho ka një ndeshje më pak të luajtur.