Arsenal vendos për Wengerin

Arsenal ka marrë vendim për të ardhmen e menaxherit Arsene Wenger.

Sport

29/03/2017 11:44

Arsenal do të vendosë për të ardhmen e menaxherit Arsene Wenger pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt, të dielën.

“The Sun” raporton se në fundjavë do të sqarohet e ardhmja e trajnerit francez.

Wenger ka kontratë me “Gunners” deri në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Ai është nën presion të madh pas një tjetër sezoni dëshpërues ku skuadra ka dështuar të shfaq kandidaturë për titull të kampionit në Premierligë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6