Arsenal tregon mbështetje për Pablo Mari pasi u sulmua me thikë
Përpara ndeshjes së tyre kundër Nottingham Forest, lojtarët e Arsenalit dërguan një mesazh mbështetjeje për Pablo Mari, mbrojtësin e huazuar në Monza, i cili iu nënshtrua një operacioni pas goditjes me thikë në një qendër tregtare. Skuadra ka pozuar me fanellën e Arsenalit të Pablo Mari gjatë stërvitjes në ‘Emirates Stadium’, transmeton lajmi.net. Incidenti ndodhi…

Sport
Përpara ndeshjes së tyre kundër Nottingham Forest, lojtarët e Arsenalit dërguan një mesazh mbështetjeje për Pablo Mari, mbrojtësin e huazuar në Monza, i cili iu nënshtrua një operacioni pas goditjes me thikë në një qendër tregtare.
Skuadra ka pozuar me fanellën e Arsenalit të Pablo Mari gjatë stërvitjes në ‘Emirates Stadium’, transmeton lajmi.net.
Incidenti ndodhi në Assago, në periferi të Milanos, në një qendër tregtare mbrëmjen e së enjtes.
Një 46-vjeçar italian, i cili ishte nën kujdesin psikiatrik, ka rrëmbyer një thikë nga raftet dhe ka goditur me thikë gjashtë persona, duke vrarë një arkëtar.
Pablo Mari thuhet se ishte i pari që u godit me thikë në shpinë dhe iu nënshtrua një operacioni të premten në mëngjes për të ndihmuar në qepjen e disa prej muskujve të shpinës që ishin dëmtuar.
Fatmirësisht, thika nuk ka goditur asnjë organ vital dhe spanjolli ka dalë nga spitali mëngjesin e sotëm.
Atij i është thënë të pushojë plotësisht dhe nuk pritet të kthehet në fushë për tre muaj.
Pablo Mari e kaloi sezonin e kaluar si huazim në Itali për Udinese./Lajmi.net/
For @PabloMV5 ❤️ pic.twitter.com/piVlkJnc07
— Arsenal (@Arsenal) October 30, 2022