Arsenal tregon forcën, shënon katër herë për 30 minuta

Arsenali është duke e mposhtur Lens me rezultat të thellë në Ligën e Kampionëve. Brenda 30 minutave Arsenali ka shënuar katër herë, shkruan lajmi.net. Pas një fillimi të vështirë, Arsenali gjeti epërsinë, pasi mbrojtja e dobët i lejoi Kai Havertz-it të shënonte. “Topçinjtë” dyfishuan avantazhin e tyre në minutën e 20-të kur Bukayo Saka gjeti…

Sport

29/11/2023 21:33

Arsenali është duke e mposhtur Lens me rezultat të thellë në Ligën e Kampionëve.

Brenda 30 minutave Arsenali ka shënuar katër herë, shkruan lajmi.net.

Pas një fillimi të vështirë, Arsenali gjeti epërsinë, pasi mbrojtja e dobët i lejoi Kai Havertz-it të shënonte.

“Topçinjtë” dyfishuan avantazhin e tyre në minutën e 20-të kur Bukayo Saka gjeti Gabriel Jesus, i cili nuk gaboi për të ndezur “Emirates Stadium”.

Situata u vështirësua për Lens  kur Bukayo Saka gjeti rrjetën për 3:0, festën e “Topçinjve” e përmbylli Gabriel Martinelli. /Lajmi.net/