Arsenal rivalizon Liverpoolin dhe Man Cityn për qendërmbrojtësin e Sevilla

Garë e madhe po zhvillohet për qendërmbrojtësin e Sevilla.

Sport

03/08/2020 19:32

Diego Carlos është lojtari që po merr një vëmendje jashtëzakonisht të madhe pas paraqitjeve të tij të fundit me fanellën e Sevilla.

Mbrojtësi luajti një rol kyç në skuadrën spanjolle e cila siguroi një vend në Ligën e Kampionëve.

Carlos lidhet me transferimin e mundshëm te Man City apo Liverpool, por së fundmi në garë është futur edhe Arsenal, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi është një nga dëshirat më të mëdha të Mikel Arteta për merkaton e verës.

Mbetet të shihet se sa do të jetë Arsenal në gjendje të garojë ekonomikisht me skuadrat si Liverpool apo Man City. /Lajmi.net/