Arsenal prinë garën për yllin e AC Milanit

Arsenal është i interesuar për mesfushorin e AC Milanit, Franck Kessie, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.

Sport

21/06/2021 17:33

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka zhvilluar 36 ndeshje edicionin e kaluar, duke pasur rol të rëndësishëm te “Rossonerët”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, klubi italian ndoshta do detyrohet ta shesë Kessie shkaku i gjendjes ekonomike.

Gazzetta dello Sport, Milan është i sigurt se mund të fitojnë 42 milionë euro për 24-vjeçarin, edhe pse ka edhe 12 muaj kontratë.

Arsenal thuhet se është duke prirë garën, dy vite pasi tregoi interesim për qendërmesfushorin.

Ndërkohë për Kessie kanë interesim edhe disa klube tjera, ndër to edhe gjigantët e Premierligës./Lajmi.net/