Arsenal pas portierit të Barcelonës – konkurrencë me Milan dhe Valencian

Portieri i Barcelonës po gëzon vëmendje të madhe para hapjes së merkatos së verës.

Sport

17/05/2020 11:00

Arsenal janë të interesuar për nënshkrimin me portierin e Barcelonës, Neto, për të siguruar konkurrencë për Bernd Leno, bën të ditur ‘Metro’, transmeton lajmi.net.

Neto kaloi te Barcelona gjatë verës së kaluar, por ai pati vetëm një paraqitje në La Liga, dhe katër në total, duke mos fituar balotazhin me Ter Stegen.

Por, Arsenal nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojnë kartonin e brazilianit që aktivizohet në ‘Camp Nou’.

Interesim për portierin ka shprehur edhe ish skuadra e tij Valencia, si dhe Milan.

Milan e sheh Neto si zëvendësues ideal për Gianluigi Donnarumma, nëse ky i fundit vendos për largim nga’ San Siro’. /Lajmi.net/