Arsenal në epërsi prej dy golash ndaj Leedsit

Arsenal është në avantazh prej dy golash ndaj Leedsit.

Sport

08/05/2022 15:50

Pjesa e parë në mes Arsenal – Leeds përfundoi 2:0.

Ekipi i Artetas e nisën shumë mirë ndeshjen ku në minutën e 5` shënoi Eddie Nketiah, për t`ia dhuruar epërsinë Arsenalit.

Pas vetëm pesë minutash ishte përsëri Nketiah i cili dyfishoi epërsinë, shkruan lajmi.net.

Që nga minuta e 27` Leedsi mbeti me 10 lojtarë në lojë, për shkak të përjashtimit me të kuq të Ayling.

Mysafirët kanë nevojë për pikë në këtë takim, por nuk patën asnjë goditje drejt portës së Aaron Ramsdale në 45 minutat e parë.

Arsenali gjatë gjithë pjesës së parë ishte skuadër më e mirë në çdo aspekt të lojës.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cili do të jetë epilogu përfundimtar i kësaj ndeshje./Lajmi.net/