Arsenal kompletohet për Villarreal, 3 rikthime në skuadër

Arsenal do të udhëtojë për në El Madrigal që të përballet me Villarreal në kuadër të gjysëmfinales në Ligën e Evropës.

Sport

28/04/2021 23:09

Topçinjtë në këtë udhëtim do të shohin rikthimin e disa lojtarëve, kjo pasi Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Kieran Tierney janë të gatshëm, transmeton lajmi.net.

Në një konferencë shtypi, menaxheri i Gunners, Mikel Arteta, ka konfirmuar se treshja janë gati për gjysëmfinale.

Përveç treshes, David Luiz gjithashtu u kthye në stërvitje në fillim të kësaj jave pas një mungese të shkurtër për shkak të një operacioni në gju.

Arteta do të ketë një skuadër të plotë për të zgjedhur për takimin e nesërm Evropian kundër Nëndetëseve të Verdha./Lajmi.net/