Arsenal i fortë
Arsenali s’ka të ndalur. Gjiganti londinez fitoi edhe në udhëtim te Cardiff City me rezultat 3:0 dhe krijoi epërsi prej shtatë pikësh në krye të Premierligës, para dueleve të përcjellësve Liverpool dhe Chelsea të dielën. Mesfushori uellsian Aaron Ramsey konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke kaluar skuadrën e tij në epërsi pas gati gjysmë…

Sport
Arsenali s’ka të ndalur. Gjiganti londinez fitoi edhe në udhëtim te Cardiff City me rezultat 3:0 dhe krijoi epërsi prej shtatë pikësh në krye të Premierligës, para dueleve të përcjellësve Liverpool dhe Chelsea të dielën.
Mesfushori uellsian Aaron Ramsey konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke kaluar skuadrën e tij në epërsi pas gati gjysmë ore lojë. Ai nuk festoi në shenjë respekti ndaj skuadrës nga vendlindja e tij.
Por, ai që festoi ishte rezervisti Mathieu Flamini i cili me golin e tij në minutën e 86’të e vulosi çështjen e fituesit dhe ia siguroi Arsenalit fitoren e rëndësishme kundër një skuadre të papërshtatshme që vetëm një javë më parë arriti të ndalë Manchester Unitedin në barazim 2:2.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Ramsey me golin e tij të dytë në këtë ndeshje në minutën e dytë të lojës shtesë.
Rezultatet:
Aston Villa – Sunderland 0:0
Cardiff – Arsenal 0:3
Everton – Stoke 4:0
Norwich – Crystal Palace 1:0
West Ham – Fulham 3:0