Arsenal e duan Joao Felix

Skuadra e Arsenal ka identifikuar lojtarin e duhur për pozitën e sulmit.

Sport

22/02/2022 16:45

‘Gunners’ kanë vënë në shënjestër yllin portugez të Atletico Madrid, Joao Felix.

Raportime të ‘El Chiringuito’ bëjnë të ditur se skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po përgatit një ofertë për Atletico Madrid, lidhur me kartonin e Felix.

Reprezentuesi portugez nuk ka arritur të plotësojë të gjitha pritshmëritë ndaj tij në ‘Wanda Metropolitano’, dhe mund të jetë i hapur për një largim nga La Liga.

Arsenal mbetet një opsion për të ardhmen e Joao Felix, që gjatë janarit lidhej me skuadrën e Barcelonës. /Lajmi.net/