Arsenal dhe PSG në garë për talentin e Atletico Madridit

Arsenal dhe PSG-ja janë duke punuar që të kompletojnë transferimin e talentit të Atletico Madridit, Javi Serrano.

Sport

02/08/2021 23:18

Sipas Todo Fichajes, dy klubet e mëdha janë në dijeni të talentit të madh të lojtarit, andaj e duan në skuadër, transmeton lajmi.net.

Arsenal dhe Atletico janë duke shikuar nga afër situatën dhe gati t’i japin lojtarit mundësi në ekipin e parë.

Serrano që së fundmi rinovoi deri më 2026 me Atleticon mund të largohet ngase nuk është aspak i kënaqur me trajnerin Diego Simeone.

Në rast që vërtet do largohet, atëherë Atletico do kërkojë një vlerë të lartë, ngase Serrano është ndër lojtarët më të talentuar./Lajmi.net/