Arsenal dhe Barcelona pas Martinezit

Arsenali mund të hyjë në ‘luftë’ me Barcelonën në përpjekje për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Javi Martinez, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

09/05/2014 20:04

Tentimet e Arsenalit për të transferuar mesfushorin e Bayern Munichut, Javi Martinez mund të mos jenë të suksesshme pas njoftimeve se Barcelona i është bashkuar garës për sigurimin e shërbimeve të 25-vjeçarit.

Gjiganti londinez spekulohet se është i gatshëm të paguajë 20 milionë funte për spanjollin, i cili është i pakënaqur në klubin bavarez. Por, Barcelona besohet se është duke përgatitur ofertë prej mbi 30 milionë funtesh për angazhimin e ish yllit të Athletic Bilbaos.

Gjiganti katalan është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ri, pas dështimit në Ligën e Kampionëve dhe turpërimit të pësuar në gjysmëfinale nga Real Madrid.

Martinez di të luajë në mesfushë por edhe në qendër të mbrojtjes dhe lëvizshmëria e tij është e dobishme për Barcelonën edhe për faktin se Carles Puyol do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Barcelona është po ashtu e interesuar për anëtarin e Chelseas, David Luiz që po ashtu di t’i luajë të dy pozitat.