Arsenal – Chelsea, finalja e FA Cup (VIDEO)
Arsenali është finalisti i dytë i FA Cup.

Sport
Skuadra e Arsene Wenger, ka arritur që në gjysmëfinalen e zhvilluar në ‘Wembley’, të mposht Manchester Cityn, me rezultat 2:1, pas vazhdimeve.
Koha e rregullt e kësaj ndeshje, përfundoi barazim 1:1.
Pjesa e parë përkundur disa mundësive të mira, nuk solli asnjë gol, duke shkuar skuadrat në pushim me rezultat 0-0.
Pjesa e dytë, ishte më intensitet edhe më të lartë.
Në minutën e 62-të, Kun Aguero pas një kundërsulmi të shpejtë, kaloi Cityn në epërsi.
Ishte mbrojtësi Monreal, që barazoi në 1:1 në minutën e 71-të.
Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Pjesa e parë e vazhdimeve, ishte më e mirë për Arsenalin, që përmbysi rezultatin duke shënuar nëpërmjet Sanchez, pas një tollovie të shkaktuar në zonën e Cityt.
Ky gol i Sanchezit, doli të jetë vendimtar, duke e dërguar Arsenalin në finale të FA Cup, ku atje takohet me Chelsean./Lajmi.net/
Alexis Sanchez Goal HD – Arsenal 2-1 Manchester… by Super-By
Nacho Monreal Goal HD – Arsenal 1-1 Manchester… by hoofoot3
Sergio Aguero Goal HD – Arsenal 0-1 Manchester… by fotlive
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy