​Arsenal armësh në Rugovë të Gjakovës, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rogovë të Gjakovës pasi që janë kapur duke shtënë me armë zjarri në këtë zonë. Sipas raportit 24 orësh të policisë, rreth orës 22:00 me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarve, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme armësh dhe…

Lajme

01/06/2025 09:10

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rogovë të Gjakovës pasi që janë kapur duke shtënë me armë zjarri në këtë zonë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rreth orës 22:00 me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarve, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh.

Materialet e sekuestruara përfshijnë: Një pushkë gjuetie me 77 fishekë, një armë automatike EN MP5 9×19 me 39 fishekë 7.62×39 mm, një armë SA-47 me tre karikatorë dhe 56 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, një pistoletë e shkurtër me dy karikatorë dhe 23 fishekë 9×19 mm, një karikator i revoles 9×19 mm dhe 268 fishekë të këtij kalibri si dhe disa gëzhoja.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq sipas një njoftimi për media, policia në Gjakovë ka njoftuar se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, përderisa është iniciuar rast në përputhje me legjislacionin penal në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon të mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprimtari të dyshuar që cenon sigurinë”, thuhet në njoftim.