Arrinë modeli i shumëpritur i Nikon

Nikon ka sjellur modelin e tij të fundit D750, që është aktualisht një kamerë tejet e mirë në seritë profesionale dhe tradicionale të Nikon.

Auto & Tek

12/09/2014 21:55

Me një peshë prej 750g, kamera është padyshim më e ndritshme se të dy modelet – D4S dhe D810, dhe gjithashtu është kamera më e mirë e Nikon.

D750 përfshinë një fletëz të re 3.2 inç LCD, sistem të Wi-Fi dhe një hapsirë për dy karta SD.

E ndërtuar me një konstruksion të veçantë që përmban fibër të karbonit në pjesën e përparme dhe një aliazh magnezi në pjesën e pasme dhe në atë të lartë, kjo kamerë e re është gjithashtu efikase për mot të mbyllur dhe e aftë për të mbajtur lagështitë dhe pluhurin jashtë, transmeton Lajmi.net.

Ashtu si D610, D750 përmban një sensor 24.3-megapiksel CMOS të formatit FX, të cilën Nikon thotë që e ka zhvilluar kohët e fundit dhe premton “kualitet të fotografisë që është asgjë më pak se befasuese”.

Nikon me kamerat e tij dominon për ngjyrat dhe vargjet e forta dinamike, dhe kompania thotë se ky model i mbanë që të dyja.

Kjo kamerë është e pajisur me një procesor të imazhit Exppeed 4, ngjashëm me atë që ju do të gjeni në modelin D810 dhe D4S.

Kamera përdorë një sistem automatik të fokusit 15-pikësh dhe 15 sensorë FA të lloj-llojshëm. Kjo gjithashtu ka aftësi të bëjë fotografi me 6.5 korniza në sekond në rezolucion të plotë, të cilat mund të jenë si një zhgënjim i vogël për ata që shpresojnë ta përdorin për sport apo veprime të shpejta, transmeton Lajmi.net.