Arrinë iOS 8

Lajme të mira përdorues të Apple! iOS 8 tani është i gatshëm për tu shkarkuar. Lexoni si ta shkarkoni atë tani!

Auto & Tek

17/09/2014 20:23

Kompania lansoi përditësimin e fundit të sistemit iOS për iPhone dhe iPad sot, kështu që përdoruesit do të marrin në celularët e tyre një koleksion prej karakteristikave të reja edhe nëse nuk e kanë plan ta blejnë iPhone 6 ende.

Për ta marrë iOS 8, shkoni në Settings>General>Software Update në pajisjen tuaj të Apple. Apple mund të mos e lansojë përditësimin për të gjithë përdoruesit menjëherë, kështu që nëse nuk e shihni të gatshëm ende, vazhdoni të kontrolloni për të çdo minutë, transmeton Lajmi.net.

iOS 8 në pajisjet e kaluara është i gatshëm për iPhone 4s, iPad 2 dhe gjeneratën e pestë të iPod Touch.

Përpara se ta shkarkoni ju rekomandojmë që të bëni një ruajtje të të dhënave tuaja (backup) përmes iCloud, për shkak që mund të ju humbin gjatë procesit të instalimit, transmeton Lajmi.net.

Ju do të keni nevojë për një hapsirë koxha të madhe për të kompletuar shkarkimin. Kështu që ndoshta do të ju duhet që t’i transferoni fotografitë dhe dosjet e tjera në kompjuterin tuaj, ose t’i fshini disa aplikacione që nuk i keni përdorur një kohë të gjatë.