Arrin në rreth 4000 numri i fletëvotimeve të refuzuara nga votimet jashtë Kosovës
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të dërguara përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor. KQZ njofton se më 13 dhe 14 tetor është bërë tërheqja e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 12 tetorit. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë…

Lajme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të dërguara përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor.
KQZ njofton se më 13 dhe 14 tetor është bërë tërheqja e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 12 tetorit.
Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
Nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33.841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29.636, ndërsa janë refuzuar 3.977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3.660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.
Nga ky numër i përgjithshëm i pakove të supozuara me fletëvotime KQZ-ja aktualisht nuk ka të dhëna për numrin i saktë të fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve lokale, transmeton kosovapress.
Hapja e këtyre pakove/zarfeve do të bëhet nga ekipet e numërimit, pas së cilave KQZ-ja do të dalë me të dhëna për çdo komunë.
KQZ sqaron se një votues ka pasur të drejtë të dërgojë nga një fletëvotim për secilin lloj të zgjedhjeve.